Pas stuhisë me 7 viktima, tërmeti godet destinacionin e shqiptarëve - Bota Sot
Pas stuhisë me 7 viktima, tërmeti godet destinacionin e shqiptarëve

Evropë

Pas stuhisë me 7 viktima, tërmeti godet destinacionin e shqiptarëve

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 08:18
Ilustrim

Vazhdojnë dridhjet e tokës në Greqi.

Vetëm një muaj pas stuhisë së tmerrshme, që iu mori jetën shtatë turistëve, gadishulli i bukur i Halkidikit në Greqi, i njohur dhe si një ndër destinacionet e preferuara të shqiptarëve, është goditur nga një tërmet, duke shkaktuar sërish panik.

Mediet greke raportojnë se një tërmet me madhësi 3.5 ballë i shkallës Rihter në det të hapur të Halkidikisë, një ditë më parë.

Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në juglindje të Athos, ndërsa thellësia ishte në 10 kilometra. Dridhja u ndje si në Halkidiki ashtu edhe në ishujt e Egjeut verilindor, por nuk shkaktoi shqetësim për vendasit.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...