Aksident i rëndë/ Përplasen 4 automjete, 1 person në gjendje të rëndë - Bota Sot
Aksident i rëndë/ Përplasen 4 automjete, 1 person në gjendje të rëndë

Evropë

Aksident i rëndë/ Përplasen 4 automjete, 1 person në gjendje të rëndë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:08
Aksident

25-vjeçari është në luftë për jetën, pas një aksidenti automobilistik, ku u përplas me katër automjete të tjera, mbrëmjen e djeshme.

Nga mediat e huaja është raportuar gjithashtu se një tip Jaguar F-Type dhe Audi A5 janë përfshirë në këtë aksident, të ndodhur në jug të Londrës, në Chislehurst.

Mendohet se njëri prej shoferëve ka goditur një shirit llambë e ndërsa automjeti tjetër ka goditur një shufër metalike e në këtë mënyrë ka dalë nga rruga.

Fotografitë dramatike tregojnë se një Nissan Qashqai, një Volkswagen, një Volvo XC90 dhe një Porsche Cayenne u shkatërruan gjithashtu në këtë aksident.
Ende nuk dihet nëse të dy makinat sportive me fuqi të lartë po garonin në këto rrugë të Mbretërisë së Bashkuar.

25-vjeçari i plagosur rëndë është dërguar në një spital të Londrës në jug, në gjendje kritike për jetën.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat