BE-ja kundër kthimit të Rusisë në G7 - Bota Sot
BE-ja kundër kthimit të Rusisë në G7

Evropë

BE-ja kundër kthimit të Rusisë në G7

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:50
Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara gjatë samitit të G7-ës në Kanada. (foto arkiv 2018)

Bashkimi Evropian është kundër bërjes së çdo ftese të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet midis udhëheqësve botërorë të G7-ës, tha një zyrtar i lartë evropian, raporton Reuters.

Shtatë udhëheqësit e vendeve më të përparuara dhe industrializuara në botë, do të takohen në vendpushimin francez të Biarritz këtë fundjavë.

Formati që dikur njihej si G8, e pezulloi Rusinë nga grupi më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës, si dhe pas mbështetjes së rebelëve në lindje të vendit.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti përpara samitit të G7-ës, tha se arsyet e përjashtimit të Moskës "mbeten të vlefshme" dhe se çdo ofertë e kthimit do të ishte "një shenjë dobësie".

Më herët presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mbështet kthimin e Rusisë në Grupin e G7-ës, pasi Shtetet e Bashkuara janë nikoqire të këtij takimi vitin e ardhshëm.

Ai i ka bërë këto deklarata disa ditë para se të arrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të G7-ës.

“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra që flasim kanë të bëjnë me Rusinë”, deklaroi Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...