Johnson kërkon në marrëveshje për Brexit, i inkurajuar nga takimi me Merkel

Evropë

Johnson kërkon në marrëveshje për Brexit, i inkurajuar nga takimi me Merkel

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:20
Johnson kërkon në marrëveshje për Brexit, i inkurajuar nga takimi me Merkel

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi sot para presidentit francez, Emmanuel Macron se dëshironte një marrëveshje për Brexit duke shtuar se ishte inkurajuar shumë nga takimi një ditë më parë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Dëshiroj një marrëveshje”, deklaroi Johnson për shtypin.

“Mendoj që mund të kemi një marrëveshje dhe një marrëveshje të mirë”, shtoi ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi dje për pasojat ekonomike të një Bexit-i pa marrëveshje, para një takimi me Boris Johnson, i cili kërkon një rihapje të negociatave me Bashkimin Evropian, por që synon të largohet nga blloku çfarëdo që të ndodhë më 31 tetor.

“Perspektiva e daljes së shpejtë të Britanisë së Madhe, kombinuar me tensionet tregtare ndërkombëtare na japin ‘dhimbje koke’”, theksoi kancelarja gjermane në një konferencë shtypi mbi aeronautikën në Lajpcig, ndërkohë që ekonomia gjermane, ashtu si ajo e gjithë Evropës, po përballet me vështirësi./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat