Assado – pjesa më e mirë e mishit, dhe natës suaj - Bota Sot
Assado – pjesa më e mirë e mishit, dhe natës suaj

Evropë

Assado – pjesa më e mirë e mishit, dhe natës suaj

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Herëdokurdo, të gjithë frymëzohemi të provojmë diçka të re, diçka ndryshe, diçka të mirë.

Kërkimi ka mbaruar! Ama, veç nëse ju pëlqen ushqimi i mirë.

Me mish të prodhuar vendor, erëza dhe djath të importuar nga Turqia, teknika efikase e Assado tejkalon atë të çdo shtëpie tjetër mishi në çdo ditë të javës. Koha dhe prodhimi i cilësisë së investuar (për të mos përmendur dekorimin, shërbimin dhe ambientin sensual të vetë vendit të ngjarjes) shndërron një steakhouse në një shtëpi të pëlqyeshme të mishit të bërë për të kënaqur dhe frymëzuar receptorët e shijimit e çdo klienti që ka fatin e ngrënies aty.

Ushqimi kualitativ ka tendencë të bëhet i vështirë për tu gjetur kur një brend rritet e cilësia zvogëlohet. Një pikë influence Europiane bën ndryshime sa kripa mund të bëjë në një gjellë.

Me aurën e saj orientale dhe kuzhinën e hapur që shfaq bukurinë e përgatitjes së vaktit, Assado aspiron të sjellë diçka të re në kuzhinën e Kosovës duke u kombinuar me elementet e produkteve dhe stafit Turk. Dikotomia e kulturës në restorant atrakton turistët dhe vendasit me mbi 40 lloje të mishit të shfaqura dhe shërbyer për kënaqësinë e klientit.

Nga delikatesat, pjatat e skuqura në tigan, sallatat e freskëta me aromë tronditëse të mira, pjatat me mish me bazë vaji ulliri shndërrojnë ushqimin e mirë në një ushqim të shkëlqyer organikisht. Ky është syri i përpiktë me të cilin pronarët Vedat Ozgunhan dhe Enver Abazi kanë parë potencialin në ushqim që një person mund të ketë provuar!

Por prit, ka edhe më shumë! Assado nuk është vetëm për një takim të mirë apo për një festë ditëlindjeje. Në të ardhmen e suksesshme, Assado planifikon të shtojë një menu mëngjesi të ngjashme me recetat tradicionale që gjithmonë i pëlqejnë klientët, të cilësuar si mëngjes përhapës.

Mish të pasur, perime të shijshme tigani që shkrihen në gojën tuaj si gjalpë, bukë të freskët dhe një vakt kryesor i sofistikuar i shërbyer nga stafi i mirëmenduar dhe i vëmendshëm do ta bënin natën tuaj një natë për të kujtuar.

Kështu që herën tjetër kur të kërkoni një vakt të pastër, të mrekullueshëm, estetikisht të këndshëm dhe jargavitëse, ndërsa rrotulloni verën tuaj Dulcis in Fundo rreth gotës, kujtoni shijen. Mos harroni dritat.

Ne sjellim ushqimin, ju sillni oreksin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...