Lirohet nga burgu lideri opozitar rus, Aleksei Navalny - Bota Sot
Lirohet nga burgu lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Evropë

Lirohet nga burgu lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:21
Aleksei Navalny

Kira Yarmysh, zëdhënësja e liderit opozitar në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se ai është liruar nga burgu pasi një gjykatë në Moskë ka refuzuar një tentim për t’i vazhduar dënimin.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social, Twitter, Navalny është parë duke u larguar nga qendra e ndalimit më 23 gusht.

Navalny, një kritik i ashpër i Kremlinit, ishte dënuar më 30 ditë burgim për shkak të thirrjes që u ka bërë njerëzve për të marrë pjesë në një protestë të paautorizuar.

Derisa ka qenë në burg, Navalny është dërguar në spital për shkak të disa reaksioneve në fytyrë.

Disa mbështetës kanë supozuar se ai ishte helmuar.

Udhëheqësi i burgut, ku ka qenë duke kryer shërbimin Navalny, i ka kërkuar gjykatës në Moskë të shtyjë lirimin e tij për shkak të ditëve që ka qëndruar në spital, mirëpo gjykata ka refuzuar këtë kërkesë.

Një ditë më parë, Lyubov Sobol, kandidate opozitare për zgjedhjet lokale të Moskës ka thënë se autoritetet lokale kanë refuzuar që t’i miratojnë kërkesën për mbajtje të protestave në kryqytetin rus më 31 gusht.

Ajo ka thënë se kërkesa i është refuzuar me arsyetimin se të gjitha vendet për mbajtje të protestës do të “ndërhynin” në trafikun rrugor, në transport apo “infrastrukturë shoqërore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...