“Uji do të dalë dhe do të mbulojë Ballkanin” shkencëtarët të alarmuar - Bota Sot
“Uji do të dalë dhe do të mbulojë Ballkanin” shkencëtarët të alarmuar

Evropë

“Uji do të dalë dhe do të mbulojë Ballkanin” shkencëtarët të alarmuar

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:20
Foto

Niveli i detit Mesdhe shumë shpejt pritet të rritet. Alarmi këtë herë ngrihet nga shkencëtarët e Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë të cilët llogarisin se niveli mund të rritet me 20 centimetra  deri në 2050-tën, dhe 57 deri në 2100.

Në zona të veçanta si laguna e Venezias, uji mund të ngrihet me deri në 82 centimetra. Në llogaritje përfshihen edhe efektet e lëvizjes vertikale të tokës, të përcaktuara nga matjet gjeodezike të realizuara 20 vitet e fundit.

Studimi parashikon dy skenarë të mundshme të nivelit të detit në 2050-tën dhe 2100-tën, të llogaritura mbi bazë të projektimeve klimatike të siguruara nga paneli ndërqeveritar i ndryshimeve klimatike.

Ndërsa në skenarin e parë llogaritet një rritje prej 20 dhe 57 centimetra në vitet e lartpërmendura, në të dytin vlerësohet se niveli do të ndryshojë me 17 dhe 34 centimetra.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...