Londër: Një hakeri do t'i konfiskohen monedha digjitale në vlerë rreth 1 milion dollarë - Bota Sot
Londër: Një hakeri do t'i konfiskohen monedha digjitale në vlerë rreth 1 milion dollarë

Evropë

Londër: Një hakeri do t'i konfiskohen monedha digjitale në vlerë rreth 1 milion dollarë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 14:55
Monedha digjitale Bitcoin

Një gjykatë në Londër urdhëroi të premten konfiskimin e Bitcoin-it, dhe monedhave të tjera dixhitale, me vlerë gati 1 milion dollarë nga një haker kompjuterik.

Gjykatësja, Joanna Korner, vendosi që shteti mund të konfiskojë shuma të monedhave digjitale nga Grant West, 27 vjeç.

West, nga Kenti në Anglisë juglindore, u dënua në maj të vitit të kaluar me mbi 10 vjet burg, në bazë të akuzave të komplotit për mashtrim, posedim i pasurisë kriminale dhe të drogës.

“Ai duhet t'i bindet urdhrit të konfiskimit ose të përballet me katër vjet burg shtesë, tha Korner.

Policia tha se West përdori adresa elektronike të rrejshme, për sulme ndaj më shumë se 100 kompanive në të gjithë botën, duke vjedhur dhjetëra mijëra detaje financiare të klientëve, përpara se t'i shiste të dhënat në tregjet e paligjshme online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...