Franca po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen me Iranin - Bota Sot
Franca po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen me Iranin

Evropë

Franca po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen me Iranin

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 18:40
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, thotë se bisedimet me presidentin francez, Emanuel Macron, që synojnë të shpëtojnë një marrëveshje ndërkombëtare të vitit 2015, ishin "produktive".

"Franca ka paraqitur disa sugjerime dhe ne prezantuam disa sugjerime se si të zbatohet [marrëveshja bërthamore] dhe hapat që të dyja palët duhet të ndërmarrin", u citua Zarif nga media iraniane.

Zarif tha se Irani nuk do të rinegociojë marrëveshjen bërthamore, të cilën nënshkruesit evropianë të kësaj marrëveshje janë përpjekur ta mbajnë gjallë pas daljes së Uashingtonit vitin e kaluar.

Pas daljes nga marrëveshja, SHBA-ja rivendosi sanksionet ndaj Teheranit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se marrëveshja i mundësonte Iranit të posedojë armë bërthamore.

Macron ka dërguar dy herë këshilltarin e tij diplomatik, Emmanuel Bonne, në Teheran për bisedime me zyrtarët iranianë kohët e fundit në përpjekjet për ta mbajtur marrëveshjen gjallë.

Takimi në Paris vjen një ditë përpara fillimit të një samiti tre-ditor të G7 (shtatë vendet më të industrializuara të botës) në qytetin francez të Biarritzit.

Përkundër faktit se Irani ka thënë se po i përmbahet marrëveshjes bërthamore,më 22 gusht, ka prezantuar një sistemi të ri raketor, të ndërtuar në nivel lokal.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë në një fjalim se sistemi raketor, tokë-ajër është krijuar meqenëse “armiqtë e Iranit nuk e kuptojnë logjikën, as ne nuk do të përgjigjemi me logjikë”.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Iranin si sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në rajon, dhe kanë thënë se nuk do të lejojnë kurrë që Teherani të posedojë armë bërthamore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...