“Mami mos vdis”, burri ther gruan në sytë e vajzës, lutjet e saj të këpusin shpirtin

Evropë

“Mami mos vdis”, burri ther gruan në sytë e vajzës, lutjet e saj të këpusin shpirtin

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 12:16
Pamje nga videoja

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur dy ditë më parë në Turqi duke tronditur të gjithë opinionin publik.

Burri theri ish-bashkëshorten në sy të vajzës 10 vjeçare duke terrorizuar atë vëtë si edhe të pranishmit.

Ajo që e ka dramatizuar më tepër ngjarjen ka të bëjë me faktin se gjithçka ndodhi në sytë e vajzës, e cila pa nënën të therej para saj duke thirrur me ulërimë: Mami, të lutëm mos vdis, mos vdis!

Gjithashtu në video dëgjohet zëri i gruas që përgjërohet duke thënë: Nuk dua te vdes, më ndihmoni!

Gjithçka ishte e kotë, gruaja ndërroi jetë në spital. Policia arrestoi më pas babain vrasës duke e lënë në burg.

Çifti ishte ndarë prej tre vitesh dhe ishin takuar për të vendosur se kush do ta mbante vajzën, por në debat e sipër, burri e goditi ish-bashkëshorten fillimisht me thike në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa në fund i preu edhe fytin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat