Avionët e British Airways në tokë, pilotët pesë ditë në grevë për pagat - Bota Sot
Avionët e British Airways në tokë, pilotët pesë ditë në grevë për pagat

Evropë

Avionët e British Airways në tokë, pilotët pesë ditë në grevë për pagat

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 20:12
Foto

Një grevë e paralajmëruar e British Airways muajin e ardhshëm do të shkaktojë të paktën pesë ditë radhazi anulime fluturimesh.

Pilotët e British Airways njoftuan tre ditë grevë, në datat 9,10,27 shtator, në një përplasje në lidhje me pagat. Pavarësisht se grevat e para nisin më 9 dhe 10 shtator, disa pasagjerëve që do të udhëtojnë mes datave 8 dhe 12, u është thënë se fluturimet e tyre janë anuluar dhe duhet të riprenotojnë ose të kërkojnë rimbursim.

Sidoqoftë, shumëkush ka thënë se nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje alternative me British Airways.

Kjo kompani, ka mbi 145 mijë udhëtarë çdo ditë, dhe më shumë se 280 avionë, të cilët ngrihen në fluturim nga një cep i botës cdo 90 sekonda. Në një deklaratë, vetë British Airways thotë se po bën gjithçka që mundet për të parandaluar që greva e padrejtë sipas saj, të mbahet, dhe të prishë planet e udhëtimit të klientëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...