Mermer i bardhë nga Greqia dhe kristale ‘Swarovski’, përurohet ‘krenaria e myslimanëve’ - Bota Sot
Mermer i bardhë nga Greqia dhe kristale ‘Swarovski’, përurohet ‘krenaria e myslimanëve’

Evropë

Mermer i bardhë nga Greqia dhe kristale ‘Swarovski’, përurohet ‘krenaria e myslimanëve’

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 08:10
Xhamia

Lideri i çeçenëve në Rusi, Ramzan Kadyrov ka përuruar atë që që konsiderohet të jetë sipas autoriteteve atje, xhamia më e madhe në Europë.

E quajtur sipas Profetit Muhamed, dhe me nofkën “krenaria e myslimanëve”, xhamia është ndërtuar në qytezën Shali, në periferi të kryeqytetit Grozni. E ndërtuar për 7 vite, xhamia është edhe më e shtrenjta në Europë.

Xhamia është dekoruar brenda dhe jashtë me mermer të bardhë nga Greqia, është e pikturuar me flori dhe rrethohet kudo nga shandanë me kristale Swarovski. Sipas arkitektit dhe kuratorit të saj, xhamia mund të mirëpresë mbi 30 mijë vetë njëkohësisht. Ndërsa brenda rrethimit të godinës, sipas autoriteteve mund të futen edhe 70 000 persona të tjerë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...