Ngritët alarm në Serbi, paralajmërohen trazira dhe konflikte - Bota Sot
Ngritët alarm në Serbi, paralajmërohen trazira dhe konflikte

Evropë

Ngritët alarm në Serbi, paralajmërohen trazira dhe konflikte

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:17
Foto

Kryetari i “Aleancës për Serbisë”, Nebojsha Zelenoviq, në një intervistë për Tv Pink, ka ngritur alarmin se situata në Serbi mund të eskalojë shumë shpejtë, pasi që sipas tij Aleksander Vuçiq nuk ia ka as idenë se çfarë po ndodh në Serbi.

Ai thotë se një situatë e tillë është duke e dërguar Serbinë në krizë e cila do të eskalojë së shpejti.

“Çdo pushtet autokrat, përfshirë edhe këtë të Vuçiqit, është i mbështetur në forcë dhe kërcënime. Çdo kush që tenton të rezistojë, e bën konfliktin të pa evitueshëm”, ka thënë Zelenoviq.

Sipas tij nëse Vuçiq do ta dinte se çfarë do të mund të ndodh nuk do të vepronte në një mënyrë të tillë. Megjithatë Zelenoviq thotë se ai nuk është më i interesuar për fatin e Serbisë.

Kreu i “Aleancës për Serbinë”, teksa ka folur për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, ka thënë se shumë shpejtë Vuçiq do të përballet me të këqijat që ia ka bërë Serbisë, duke paralajmëruar kështu dhe rrëzimin e presidentit serb.

Ndër të tjera Zelenoviq ka thënë se opozita në Serbi është duke luftuar për zgjedhje demokratike, pasi që Vuçiq dhe regjimi i tij kanë shkatërruar çdo gjë në Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...