Zarif me Macron për uljen e tensioneve Iran-SHBA

Evropë

Zarif me Macron për uljen e tensioneve Iran-SHBA

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 17:49
Javad Zarif dhe Emmanuel Macron

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif po bisedon sot me presidentin e Francës Emmanuel Macron në margjinën e samitit të G7 në Biarritz, për mënyrat e mundshme për të lehtësuar tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, njofton Presidenca e Francës.

"Udhëheqësit e vendeve të G7 diskutuan dje dhe është e rëndësishme tani t'i jepet Zarifit informacioni i fundit mbi mënyrat për të ulur tensionet dhe krijimin e një atmosfere për negociata me SHBA", thuhet në njoftim.

Takimet e Zarifit me zyrtarët amerikanë nuk janë planifikuar tani për tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat