Ky është plani sekret i Boris Johnsonit për Brexitin - Bota Sot
Ky është plani sekret i Boris Johnsonit për Brexitin

Evropë

Ky është plani sekret i Boris Johnsonit për Brexitin

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 23:53
Boris Johnson

Plani sekret i Boris Johnsonit për brexitin sipas disa mediave britanike është ta mbylle parlamentin për 5 javë. Kryeministri i Britanisë kërkon t’ua ndalojë me çdo kusht ligjvënësve shtyrjen e shkëputjes nga BE-ja, e parashikuar të ndodhë në 31 tetor.

The Oberserver thotë se zotëron një email të shkruar këto 10 ditët e fundit e të dërguar në Downing Street, ku shihet qartë se kreu i ekzekutivit kërkon këshilla mbi ligjshmërinë e mbylljes së Dhomes seë Komuneve.

Udhëzimi fillestar që jepet është se në kuadrin ligjor, iniciativa konsiderohet e mundshme, e do të rrëzohej vetëm nga një kërkesë dërguar gjykatave nga deputetet anti-brexit. Ligjvënësit britanike të cilët e kundërshtojnë largimin nga Bashkimi Europian reaguan me zemërim ndaj këtyre raporteve.

Mbylljen e Dhomës së Komuneve, ata e shohin si sfidë ndaj demokracisë dhe një gjest krejtësisht të papërgjegjshëm. Duket se pakënaqësi ka edhe mes disa konservatorëve që e pëlqejnë qëndrimin në bllokun europian.

“Ai email, në qoftë i vërtetë, dëshmon përçmimin që Boris Johnson ka për këtë institucion. Të përjashtosh këtë dhomë nga një krizë kombëtare që kërcënon të ardhmen e vendit tonë, është totalisht e gabuar, u shpreh ish prokurori i përgjithshëm Dominic Grieve.

Dhoma e Komuneve rinis punën në 3 shtator, dhe një mbyllje 5 javore do t’ia ndalonte asaj aktivitetin deri në 17 tetor, kur do të ishte ndërkohë tepër vonë për të frenuar brexitin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat