Shembet ura në Turqi, “gëlltit” veturën me dy pasagjerë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Evropë

Shembet ura në Turqi, “gëlltit” veturën me dy pasagjerë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 12:18
Foto

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm është shembur një urë në qytetin turk Terme, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ishin shirat e rrëmbyeshëm që goditën këtë qytet në Detin e Zi, duke bërë kështu që një urë të shembet.

E kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shembet ura dhe tregon se si dy persona që në ato momente po kalonin mbi urë bien në lumë, nga gropa e madhe që hapet si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ata dy ishin brenda një veture, por që mrekullisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta trupore. Në video shihet se si gropa “gëlltit” veturën dhe zhduket për pak sekonda.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat