Turqia nuk dëgjon SHBA, nis pranimin e pjesës së dytë të sistemit rus

Evropë

Turqia nuk dëgjon SHBA, nis pranimin e pjesës së dytë të sistemit rus

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:28
Foto

Një avion ushtarak rus që mbante pjesë të raketës S-400 të Rusisë zbarkoi në bazën ushtarake Murted afër Ankarasë.

Kjo konfirmon njoftimin se faza e dytë e dorëzimit të këtyre armëve në Turqi po fillon.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar konfirmoi dje se qëllimi i ushtrisë turke është të mbrojë vendin dhe njerëzit e saj nga armiqtë e jashtëm.

Turqisë iu dorëzua pjesa e parë e sistemit të raketave në korrik, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga SHBA, e cila beson se sistemi rus është i papajtueshëm me standardet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për programin luftarak F-35 të SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat