I riu në Itali vetëvaret pas kthimit nga muaji i mjaltit – njëjtë kishte vepruar edhe babai dhe gjyshi i tij

Evropë

I riu në Itali vetëvaret pas kthimit nga muaji i mjaltit – njëjtë kishte vepruar edhe babai dhe gjyshi i tij

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:38
Ilustrim

Një 27-vjeçar u gjet i varur në shtëpinë e tij në një fermë në pronësi të familjes.

Ngjarja u regjistrua në komunën e Lonato del Garda, në provincën e Brescias.

Ai ishte kthyer të dielën nga muaji i mjaltit me gruan e tij, me të cilën ishte martuar disa muaj më parë.

Historia bëhet edhe më tragjike pasi 27-vjeçarit i kishin vdekur më herët dhe babai me gjyshin në të njëjtën mënyrë, vetëvrasje.

Sipas informacioneve të para që rrodhën, viktima ishte djali i një shitësi lokal.

Pasi u dha alarmi, një ambulancë dhe një makinë mjekësore ndërhynë në vend, por të gjitha përpjekjet e provuara për të mbajtur në jetë 27-vjeçarin ishin të pasuksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat