Macron propozon Sylvie Goulard si komisionere europiane

Evropë

Macron propozon Sylvie Goulard si komisionere europiane

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 13:43
Sylvie Gulard

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot një ish-ministre të qendrës, Sylvie Gulard, për të përfaqësuar Francën në Komisionin e ardhshëm Europian, njoftoi pallati presidencial i Elyse-së.

“Goulard, 54 vjeçe dhe ish-anëtare e Modem, partia e maxhorancës presidenciale, ka një eksperiencë të njohur dhe kapacitetin e duhur për të luajtur një rol të madh brenda Komisionit Europian, drejtuar nga gjermanja Ursula Von der Leyen duke nisur nga 1 nëntori”, nënvizoi presidenca.

Kjo e diplomuar e ENA-s, institucion që formon elitat e administratës franceze, ka qenë ministre e Ushtrisë menjëherë pas zgjedhjes së Emmanuel Macron si president, në qeverinë e parë të Eduard Philippe, në maj 2017, para se të dorëhiqej një muaj më vonë për shkak të një çështjeje për punësimet fiktive të dyshuara të asistentëve të eurodeputetëve MoDem.

Ajo u emërua në janar 2018 në Bankën e Francës, në postin e nën-guvernatores.

Presidenti francez vendosi të dërgojë emrin e Von der Leyen për shkak të eksperiencës europiane në Europë dhe në Francë”, theksoi Elyse.

“Është një avantazh i madh në një moment vendimtar për Europën”, shtoi i njëjti burim.

Pasi ka qenë këshilltare politike e presidentit të Komisionit Europian, italianit, Romano Prodi në vitet 2001-2004, Sylvie Goulard u zgjodh në Parlamentin Europian në listën e MoDem në 2009 dhe më pas u rizgjodh në 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat