Brukseli i kërkon Londrës të paraqesë një propozim për Brexit

Evropë

Brukseli i kërkon Londrës të paraqesë një propozim për Brexit

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Britania e Madhe që të paraqesë sa më shpejt propozimin konkret për Brexit.

Mina Andreeva, zëdhënësja e Komisionit Evropian, duke rikujtuar se data ideale për Brexit është 31 tetori, i bëri thirrje Britanisë së Madhe që t’i paraqesë BE-së sa më shpejt një propozim konkret.

Ajo u shmang që të komentoj kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson që të pezullojë punimet e parlamentit deri më 14 tetor, duke e përshkruar këtë si punë e brendshme e Britanisë së Madhe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat