Turistët u larguan me shpejtësi nga vullkani që shpërtheu papritmas në bregdet

Evropë

Turistët u larguan me shpejtësi nga vullkani që shpërtheu papritmas në bregdet

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 19:33
Foto

Lundrimi me barkë në bregdetin e Palermos së Italisë, për dy turiste është kthyer në makth, pas shpërthimit të papritur të një vullkani.

Pas erupsionit të fuqishëm, shtëllunga të mëdha tymi, gazi dhe gurësh janë shpërndarë në lartësi, derisa turistët largoheshin me shpejtësi.

Në bordin e barkës, të përfshirë nga paniku ishin edhe shoqëruesit e tyre, sepse barka nuk lëvizte më shpejtë, derisa tymi nga vullkani vazhdonte të rritej.

Bazuar në kontrollet e menjëhershme, thuhet se tymi është shpërndarë deri në dy kilometra, ndërsa tani ka ndaluar. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat