Gjen 7 mijë euro në rrugë dhe i kthen, i kishin rënë një babai që ia kishte dërguar djali nga jashtë

Evropë

Gjen 7 mijë euro në rrugë dhe i kthen, i kishin rënë një babai që ia kishte dërguar djali nga jashtë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Një kroate, Jasna Vrhovac ka gjetur në rrugë 7 mijë euro dhe ka lajmëruar në Facebook për vendin dhe shumën ku i ka gjetur, duke kërkuar pronarin të shkojë t’i marrë, para të cilat kanë arritur në duart e duhura.

Bëhet fjalë për një të moshuar, të cilit i kishte rënë zarf me paratë, e dërguara nga djali i tij nga Gjermania.

Djali i kishte dërguar paratë për të shlyer kredinë bankare për një shtëpi që e kishin në hipotekë. Paratë ishin në zarf në të cilin ishte shkruar vetëm “Për babain”.

Por Jasna ka shpërndarë këtë në facebook dhe më në fund është gjetur pronari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat