Shitësja që iu shërbeu akullore presidentit turk dhe atij rus, mendohet të jetë e njëjta agjente sekrete që i shiti akullore Putinit edhe para dy vitesh

Evropë

Shitësja që iu shërbeu akullore presidentit turk dhe atij rus, mendohet të jetë e njëjta agjente sekrete që i shiti akullore Putinit edhe para dy vitesh

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:00
Pamje nga video

Dukej si një veprim spontan, kur Vladimir Putin i bleu një akullore presidentit turk Recep Tayyip Ergdogan, mirëpo gjithçka duket se është planifikuar në detaje.

Gazetarët rusë, pretendojnë se shitësja bionde që u pa në shfaqjen e aeroplanëve MAKS, është e njëjta që i shiti akullore Putinit edhe para dy vitesh, në të njëjtin aktivitet

Madje, asnjë prej shitësve të akulloreve të asaj zone nuk e njohin, ndërsa është zhdukur menjëherë për të mos u parë më. Derisa hapësira ku ndodhej frigoriferi, nuk i kishte shitur askujt asgjë, deri në arritjen e presidentëve.

Sipas një teorie, ajo është një agjente sekrete, që shërben në njësitin e inteligjencës së presidentit rus, ndërsa i nevojitet të luajë edhe role të ndryshme, si shitëse apo kameriere.

Administrata e Putinit, kanë hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se ishte vetëm një shitëse, që e respektojnë për punën që e kryen.

Mirëpo, sipas krahasimit të pamjeve, ajo është e njëjta dhe në të dy rastet, nuk ka aq para për të kthyer kusurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat