Ekspertët: Të gjitha opsionet e Brexit-it sjellin probleme

Evropë

Ekspertët: Të gjitha opsionet e Brexit-it sjellin probleme

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 08:36
Ilustrim

Sipas disa dokumenteve të zbuluara pa dëshirën e qeverisë britanike, të cilat janë hartuar nga ekspertët, të gjitha zgjidhjet e mundshme për Britaninë pas largimit nga Bashkimi Evropian do të përcillen me shumë vështirësi.

Në bazë të raportit përmbledhës për alternativat e hartuara nga grupet punuese të qeverisë britanike, të gjithë skenarët për zëvendësimin e marrëveshjes për kontrollet kufitare me Irlandën do të paraqesin probleme.

Analistët thonë se ky raport do të duhej t’i aktivizojë kambanat e alarmit për qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje efektive lidhur me çështjen e kontrollit kufitar me Irlandën.

Sistemet alternative për shmangien e kontrolleve kufitare mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, është bërë parimi kryesor i strategjisë së kryeministrit Johnson për Brexit-in. Ai po e sheh këtë si rrugë për arritjen e një marrëveshjeje të re me Bashkimin Evropian dhe ka thënë se ka zgjidhje të mjaftueshme për këtë problem.

Sidoqoftë, në raport thuhet se tash për tash nuk ekziston asnjë zgjidhje e qëndrueshme, ndonëse kryeministrit britanik po i mbaron afati i dhënë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, për paraqitjen e një propozimi të ri për kufirin, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat