Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqje

Evropë

Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqje

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:46
Mamuka Bakhtadze

Kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze, dha dorëheqje, duke thënë se e ka përfunduar misionin e tij.

Bakhtadze e bëri njoftimin në një postim në Facebook dhe tha se do të japë detaje më vonë.

"Një kornizë strategjike e zhvillimit është krijuar dhe zbatuar, andaj kam vendosur të jap dorëheqje, sepse besoj se e kam përmbushur misionin tim në këtë pikë", tha ai.

Bakhtadze, 37 vjeç, është zgjedhur vitin e kaluar nga partia në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane", me zotimin se do të miratojë reforma liberale dhe se do ta shtyjë Gjeorgjinë tutje në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ish-republika sovjetike ka bërë përpjekje të krijojë lidhje me Perëndimin, por ky veprim e ka zemëruar Moskën, me të cilën Tbilisi ka zhvilluar një luftë të shkurtër, por të përgjakshme në vitin 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat