Johnson ultimatum deputetëve: Nëse s’më përkrahni, shkojmë në zgjedhje

Evropë

Johnson ultimatum deputetëve: Nëse s’më përkrahni, shkojmë në zgjedhje

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:53
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ua ka dhënë një ultimatum përfundimtar deputetëve që po e kundërshtojnë planin e tij për Brexit-in. Ai është zotuar se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme muajin e ardhshëm, nëse kuvendi e bllokon Brexit-in pa marrëveshje me BE-në.

Ai e mbajti të hënën një takim emergjent me kabinetin qeveritar, bisedoi me deputetët konservatorë dhe më pas e dha një fjalim televiziv para ndërtesës së qeverisë. Në këtë fjalim, ai tha se nuk ekziston asnjë rrrethanë që do ta shmangte Brexit-in më 31 tetor.

Johnson theksoi se nuk dëshiron zgjedhje, por kërcënoi se do të jetë i detyruar që ta kërkojnë mbajtjen e tyre më 14 tetor, nëse deputetët rebelë nuk e përkrahin atë.

Kryeministri i paralajmëroi deputetët e partisë së vet se pasojat e kundërshtimit të planit të tij për Brexit-in do të jenë të rënda për ta, përfshirë përjashtimin nga partia dhe ndalimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme në kuadër të Partisë Konservatore.

Në anën tjetër, një burim nga grupi i deputetëve të bashkuar kundër planit të kryeministrit tha se ata janë duke qëndruar të vendosur në qëllimin e tyre, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat