Ambasadori brazilian kërcënon me vrasje Macronin dhe ia ofendon gruan

Evropë

Ambasadori brazilian kërcënon me vrasje Macronin dhe ia ofendon gruan

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:23
Emmanuel Macron

Ambasadori i Turizmit në Brazil, ka kërcënuar se do të vrasë Emmanuel Macronin dhe e quajti bashkëshorten e presidentit francez një “dragua”.

Renzo Gracie postoi në Twitter një video ku thotë se Macron është një “kloun” që “flet budallallëqe”, duke iu referuar polemikave për zjarret në Amazonë.

“Zjarri i vetëm është ai brenda zemrave të brazilianëve dhe brenda zemrës së presidentit tonë o kloun. Eja këtu po nuk të kapa nga ajo qafa që e ke si pulë”, thotë Garcie, i cili ka nisur punën në administratë muajin e kaluar, ndërsa më parë ka qenë luftëtar i Arteve Marciale Mikse./Express

Ndërsa për UOL-në, Gracie ofendoi edhe bashkëshorten e Macronit.

“Gruaja e tij është e bukur apo e shëmtuar? A do ta merrnit ju për grua? Nëse flet keq për vendin tonë, prit kundërpërgjigje. Fakti që ai fle në shtrat me një dragua, nuk e bën ekspert zjarresh. Ajo është e shëmtuar”, tha ambasadori i Turizmit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat