Tre të vdekur nga rrëzimi i platformës në Gjermani

Evropë

Tre të vdekur nga rrëzimi i platformës në Gjermani

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 14:31
Ilustrim

Tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një platforme për mirëmbajtje nga 50 metra lartësi në majë të një transmetuesi valësh në pjesën qendrore të Gjermanisë.

Ata ishin duke punuar në një antenë radioje në kodrat Hoher Meissner kur ndodhi aksidenti. Ky vend ndodhet rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit Kassel.

Antena është në pronësi të transmetuesit publik rajonal “Hessischer Rundfunk”, zyrtarët e të cilit thanë se janë të pikëlluar nga lajmi për tragjedinë e punëtorëve.

Ky transmetues i ka tri antena për radio, të cilat janë të gjata deri 220 metra. Sipas raporteve fillestare, aksidenti ndodhi kur punëtorët ishin duke punuar në antenën më të gjatë.

Mbetet e paqartë pse është rrëzuar antena, por transmetuesi publik tha se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për ta kuptuar arsyen e aksidentit, shkruan “BBC”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat