Gjykata skoceze: Johnson mund ta ndërpresë punën e kuvendit

Evropë

Gjykata skoceze: Johnson mund ta ndërpresë punën e kuvendit

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:05
Foto

Një gjykatës skocez ka vlerësuar se kryeministri britanik, Boris Johnson, mund ta ndërpresë punën e kuvendit, sepse ky veprim nuk paraqet hap ilegal.

Deputetët që janë kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian i kanë paraqitur tri ankesa në gjykata lidhur me vendimin e kryeministrit për ta ngrirë punën e kuvendit më së largu të enjten e javës së ardhshme.

Sidoqoftë, vendimi për njërën nga këto ankesa është marrë në favor të qeverisë. Vendimi u mor në Gjykatën e Edinburgut në Skoci.

Ndërkohë një rast tjetër në Gjykatën e Lartë në Londër dhe një tjetër në Gjykatën e Belfast-it pritet të shqyrtohen në ditët në vijim.

Deputetët që janë kundër Brexit-it nuk dëshirojnë që puna e kuvendit të ndërpritet, sepse atyre u mbetët më pak kohë për t’i kundërshtuar planet e kryeministrit lidhur me largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Sidoqoftë, nëse Johnson ia del që t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme këtë javë, atëherë mosmarrëveshja për punën e kuvendit bëhet e parëndësishme.

Vendimi i kësaj gjykate po shihet si përkrahje e madhe për kryeministrin e sfiduar seriozisht nga kuvendi, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat