Shkuan në Francë për pushime, u shokuan nga ajo çka gjetën në makinë kur u kthyen në shtëpi

Evropë

Shkuan në Francë për pushime, u shokuan nga ajo çka gjetën në makinë kur u kthyen në shtëpi

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:29
Foto

Një çift britanik udhëtuan për në shtëpi nga Franca, ku po i kryenin pushimet, vetëm për të zbuluar se një emigrant ilegal, 17 vjeçar ishte fshehur në kutinë mbi makinën e tyre.

Simon Fenton, 57 vjeçar, e parkoi makinën e tij Shkoda në Nejuburi të qytetit Berkshire, ku nga aty e dëgjoi gruan e tij Sallyn, teksa bërtiste shumë. Ajo së pari e pa një këpucë, e pastaj dëgjoi se brenda lëvizte diçka.

Ata e panë më pas një dorë që doli nga kutia, e më pas doli edhe djali i cili filloi të fliste gjuhën holandeze dhe gjermane. Çifti e zbuluan më pas se djaloshi ishte 17 vjeçar nga Egjipti.

Ata e lajmëruan policinë e cila arriti në vendin e ngjarjes dhe e dërguan djaloshin në qendrën e azilkërkuesve.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat