Para zgjedhjeve, sulmohet kryetarja e KQZ-së në Rusi

Evropë

Para zgjedhjeve, sulmohet kryetarja e KQZ-së në Rusi

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:44
Ella Pamfilova

Ministria e Brendshme e Rusisë tha se një person i armatosur ka hyrë në shtëpinë e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, dhe se e ka goditur atë me armë.

"Personi i maskuar ka depërtuar përmes një dritareje dhe ka hyrë në terracën e shtëpisë. Ai vazhdimisht e ka goditur pronaren [Pamfilova] dhe pastaj ka ikur", thuhet në njoftim.

Aty nuk përmendet motivi i mundshëm, por thuhet se hetimet po vazhdojnë.

Pamfilova u pa më vonë në një konferencë në Moskë dhe tha se "është në rregull" dhe se "do të mbijetojë".

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, shkroi në një postim në Twitter se lajmi "është i rremë".

Rusët në shumë rajone, përfshirë kryeqytetin, Moskën, votojnë në zgjedhjet lokale më 8 shtator.

Me javë të tëra, aktivistët e opozitës kanë protestuar në Moskë, të zemëruar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar shumë kandidatë të pavarur të garojnë.

Qindra vetë janë arrestuar gjatë protestave, ndërsa disa aktivistë janë dënuar me burg deri në katër vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat