Alpinisti i njohur: Merkel ngjitet edhe 1000 metra pa pushuar

Evropë

Alpinisti i njohur: Merkel ngjitet edhe 1000 metra pa pushuar

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 14:13
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shumë më e fortë nga sa mendojnë njerëzit, tha alpinisti i njohur italian, Reinhold Messner, sipas një artikulli të botuar në revistën gjermane “Focus”.

“Nuk mendoj se po e ekzagjeroj kur them se kjo grua është më e fortë nga sa mendojnë njerëzit. Ajo mund të ngjitet 1000 metra pa pushuar”, theksoi Messner.

Messner i ka takuar Merkelin dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer disa vite më parë.

“Jemi takuar përpara se ajo të bëhej kancelare. Sauer më pyeti nëse kisha ndonjë paketë turistike për pushimet e tyre në Dolomite. Më pas, ne bërë turin e parë së bashku”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat