Shpendi më i shtrenjtë në garat sportive, vlen plot 1.2 milionë euro

Evropë

Shpendi më i shtrenjtë në garat sportive, vlen plot 1.2 milionë euro

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:59
Foto

Rritësi i pëllumbave në Belgjikë, Joel Verschoot i siguroi vetes një pension të rehatshëm pasi shiti në muajin mars pëllumbin më të shtrenjtë të garave në botë.

Pëllumbi i quajtur Armando, mbushi titujt e parë të gazetave në mbarë botën kur u ble gjatë një ankandi online nga një manjak kinez për 1,25 milionë euro.

Joel megjithatë nuk është ende gati të tërhiqet e të shijojë paratë e fituara. 64 vjecari shpenzon deri në 10 orë në ditë duke stërvitur pëllumba, një pasion ky nga i cili me sa duket e ka të vështirë të heqë dorë.

Përpara Armandos, pëllumbi më i shtrenjtë kishte qenë Nadine, e vlerësuar për 400.000 euro.

Tani Verschoot kërkon ta kapërcejë rekordin e vet. Për këtë arsye, ai ka ruajtur dy trashëgimtarë të Armandos, një femër e një mashkull, me shpresën që ata të bashkohen e të krijojnë një pëllumb super të shpejtë.

“Përpara ankandit, njerëzit thoshin se një pëllumb mund të shitej maksimumi 600, 700 mijë euro, por një milionë? Jo, këtë s`e mendonte askush. Një pëllumb të mirë e të shëndetshëm arrin ta dallosh nëse i ka sytë shumë të kthjellët, nëse sqepi është i bardhë sepse ai gri nuk është i mirë, dhe nëse i ka krahët shumë fleksibël. Ky po, është një pëllumb i mirë”, shprehet Jowl Verschoot, rritës pëllumbash.

Dy blerës kinezë luftuan fort për Armandon duke e rritur secili nga 100.000 herë cmimin në ankand, derisa njëri në fund u dorëzua e u detyrua të tërhiqej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat