Mattarella kërkon ndryshim të rregullave ekonomike evropiane

Evropë

Mattarella kërkon ndryshim të rregullave ekonomike evropiane

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 21:13
Sergio Mattarella

Presidenti italian, Sergio Mattarella u shpreh sot për një ndryshim të rregullave evropiane në kuadër të borxhit dhe deficitit, për favorizimin e kohezionit social dhe rritjes ekonomike.

“Kohezioni dhe rritja ekonomike janë objektivat që duhet të kemi parasysh dhe nevoja për rishqyrtimin e rregullave të Paktit të Stabilitetit mund të kontribuojë në një fazë të re duke përmirësuar infrastrukturat, rrjetet, inovacionin, arsimin dhe kërkimin shkencor”, deklaroi Mattarella në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në forumin “The European House – Ambrosetti”.

Ky forum zhvillohet deri të dielën në Cernobbio, në brigjet e liqenit të Comos, me pjesëmarrjen e dhjetëra drejtuesve politikë dhe kompanive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat