Suedi: Qëllohet me plumb avokati i njohur

Evropë

Suedi: Qëllohet me plumb avokati i njohur

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 08:17
Henrik Olssen Lilja

Avokati që mbrojti reperin gjatë akuzave për një sulm në Suedi është qëlluar për vdekje në Stockholm. Henrik Olssen Lilja, i cili mbrojti fillimisht reperin ASAP Rocky gjatë akuzave u gjuajtë me armë zjarri.

Siç raporton “Forbes”, Lilja u qëllua në gjoks dhe në kokë nga një mashkull ende i paidentifikuar.

Që nga momenti i sulmit, policia ka marrë disa persona në pyetje.

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë një person të sulmojë avokatin dhe ta përplasë atë në tokë para se ta gjuante me armë të paktën dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat