Moskë/ Humbin kandidatët e Putin-it, marrin rezultatin më të ulët në zgjedhje

Evropë

Moskë/ Humbin kandidatët e Putin-it, marrin rezultatin më të ulët në zgjedhje

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 20:18
Vladimir Putin

Kandidatët pro-Kremlinit pësuan një humbje të thellë në zgjedhjet lokale të Moskës që u përshëndetën me force nga kritiku më i madh i presidentit Vladimir Putin, lideri i opozitës, Alexei Navalny.

Partia në pushtet Rusia e bashkuar humbi gati një të tretën e vendeve në këshillin bashkiak 45 anëtarësh, megjithatë duket se do të arrija të ruajë mazhorancën me 26 vende.

Me shumicën e kandidatëve të opozitës të skualifikuar, në këtë asamble arritën të avansonin komunistët, të pavarur e të tjerë.

“Dega moskovite e partisë që mbështetet Putinin ishte bërë kaq toksike kohët e fundit”, thotë BBC, “sa edhe vetë anëtarë të saj zgjodhën të shkëputeshin e të kandidonin si të pavarur”.

Shqetësimin më të madh e ngjalli fakti që as vetë udhëheqësi i saj, Andrei Metelsky, nuk arriti të rizgjidhej. Procesi zgjedhor u ndoq me vëmendje të madhe nga palët pas një vere protestash në kryeqytetin rus të nxitura nga refuzimi i Kremlinit për t’i lejuar pjesëmarrjen ne zgjedhje kandidatëve aleatë me Navalny.

Sipas raporteve në mediat ruse, Kremlini i bllokoi kandidatët opozitarë pasi një anketim i brendshëm tregoi se ata do të fitonin të paktën 9 vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat