Spitali përfshihet nga flakët, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur në Gjermani

Evropë

Spitali përfshihet nga flakët, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur në Gjermani

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 07:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Spitali i Duseldorfit u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 72 të tjerëve.

Viktima është një pacient 77 vjeçar. Sipas raportimit të mediave gjermane 11 nga të plagosurti janë në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin Marien në rrethin Pempelfort të qytetit është i paqartë, ndërsa fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën.

Nga dhoma, tymi u përhap në pesë katet e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat