“Super-blloqet” japin efekt, Barcelona ul ndotjen e ajrit

Evropë

“Super-blloqet” japin efekt, Barcelona ul ndotjen e ajrit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 07:45
Barcelonë

Një skemë radikale për uljen e ndotjes së ajrit në Barcelonë po jep rezultate në fazën e projektit pilot, dhe qytete të tjera si Seattle janë duke u përgatitur të ndjekin shembullin e saj.

Mendohet se me krijimin e të ashtëquajturave “super blloqe”, kjo lloj ndotjeje mund të reduktohet më një të katërtën, duke shpëtuar me qindra jetë njerëzish në qytetin më të populluar të katalonjës.

Blloqet në fjalë janë grupe rrugësh ku trafiku ulet gati në zero dhe hapësirën që dikur e zinin makinat, tani do ta përdornin kalimtarët e do të shfrytëzohet për parqe ose kënde lojrash. Një studim i realizuar nga instituti për shëndetin global përllogarit se në këtë qytet, mund të parandalohen 667 vdekje të parakohshme në vit nëse krijohen të 503 superblloqet e parashikuara në planin fillestar.

Aktualisht, janë ngritur vetëm 6 të tilla. Idenë e hodhi ‘BCNecologia’, një agjenci e drejtuar nga Salvador Rueda. Gjashtë skemat e prezantuara deri më tani janë mirëpritur në përgjithësi nga banorët e Barcelonës, ku ndotja e ajrit i kalon rregullisht kufijtë ligjorë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për elemente si dioksidi i azotit (NO2).

Studimi parashikon që numri i udhëtimeve me automjete private të ulet nga 1.19milionë në 230,000 në javë, pasi njerëzit do të përdorin më shumë transportin publik ose biçikletat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat