Macron në Romë për përmirësimin e marrëdhënieve franko-italiane - Bota Sot
Macron në Romë për përmirësimin e marrëdhënieve franko-italiane

Evropë

Macron në Romë për përmirësimin e marrëdhënieve franko-italiane

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:02
Emmanuel Macron takim me Guieseppe Conte

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të shkojë në Romë më 18 shtator për të takuar presidentin dhe kryeministrin italian në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas ardhjes së qeverisë së re të koalicionit në gadishull, njoftoi sot Elyse.

Presidenti do të zhvillojë gjithashtu një takim me presidentin, Sergio Mattarella para një takimi me kryeministrin, Giuseppe Conte.

“Ata do të diskutojnë mbi çështjet dypalëshe dhe europiane, veçanërisht për çështjet ekonomike dhe migratore”, theksoi Elyse.

Kjo vizitë synon të qetësojë marrëdhëniet dypalëshe, përkeqësuara që prej ardhjes në pushtet në vitin 2018 të një qeverie populiste në Romë.

Para se të dështonte në përpjekjen e  tij për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme, ish-ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, kreu i partisë sovraniste të Legës, shënjestroi Emmanuel Macron, të cilin e kritikoi për arrogancë dhe hipokrizi për sa i përket imigracionit.

Kritika u bënë gjithashtu nga Luigi Di Maio i Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y), tashmë ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e koalicionit që ka bashkuar L5Y dhe social-demokratët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...