Njihuni me 39-vjeçarin që kryente grabitje nga burgu - Bota Sot
Njihuni me 39-vjeçarin që kryente grabitje nga burgu

Evropë

Njihuni me 39-vjeçarin që kryente grabitje nga burgu

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:37
Në burgun e Nafplio, një i burgosur “fermer” mësohet se ka kryer grabitje të armatosura në zonat përreth.

Burgjet bujqësore në Greqi shumë të famshme për arratisjet e të burgosurve tashmë po vihen në pikëpyetje dhe për sigurinë.

Në burgun e Nafplio, një i burgosur “fermer” mësohet se ka kryer grabitje të armatosura në zonat përreth.

Nuk bëhet fjalë për një të burgosur dosido, por autorin e rrëmbimit të pronarit të anijeve Pericles Panagopoulos, krim për të cilin është dënuar me 15 vjet burg.

Një jetë e turbullt, i martuar dhe i ndarë nga një grimiere, duarve të së cilës i besuan i gjithë shoëbiz-it vendas. Nga martesa patën një fëmijë, i cili qëndroi me të ëmën.

Pas arrestimit të tij për rrëmbimin e Panagopulos, bashkëshortja rrëfeu dhunën mendore dhe fizike që kishte kaluar për vite me radhë  nga i ashtuquajturi “George i bukur”.

39-vjeçari George Katsaganis kishte bashkëpunëtorë të cilët, sipas autoriteteve të zbatimit të ligjit, jo vetëm që e ndihmuan të dilte nga burgu, por edhe të kthehej sërish brenda.

Policia po kërkon bashkëpunëtorët e tij në dy grabitje, por edhe përgjegjësitë në radhërt e zyrtarëve të burgut.

E thënë thjesht, zyrtarët e burgut, sipas autoriteteve, “mbyllën sytë”, i hapën derën burgut për të dalë,  kreu grabitjet dhe u kthye brenda sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Hetimi ndaj tyre është përqëndruar nëse mes palëve ka pasur  ndonjë transaksion financiar.

Sa i takon grabitjeve që dyshohet se janë kryer nga 39-vjeçari, e para ishte në Stacionin e Autobusëve në Patras më 27 shkurt, kur dy të panjohur, të veshur me helmeta dhe xhaketa që iu referoheshin zjarrfikësve, rrëmbyen paratë dhe shpëtuan.

Në rastin e dytë, më 24 mars, personat e armatosur grabitën para nga një agjensi në Nafplio dhe u zhdukën.

Në pak minuta, 39-vjeçari u kthye në “sigurinë” e burgjeve rurale, ndërsa policia kontrolloi në të gjithë zonën për të zbuluar se ku ishin fshehur hajdutët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...