Britani, rritet në dy vite periudha e qëndrimit për studentët e huaj

Evropë

Britani, rritet në dy vite periudha e qëndrimit për studentët e huaj

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 16:48
Foto

Studentët e huaj do të lejohen të qëndrojnë në Britani edhe për dy vjet pas përfundimit të studimeve me mundësinë për të gjetur një punë.

Propozimi i ri ministrisë së Brendshme Britanike kundërshton vendimin e marrë në 2012-tën nga Theresa May, atëherë sekretare e Punëve të Brendshme, që i detyronte studentët ndërkombëtarë të largohen nga ky shtet katër muaj pas diplomimit.

Kreu i ri i Ekzekutivit, Boris Johnson argumenton se ky ndryshim do t’i mundësonte studentëve të “tregonin potencialin e tyre” dhe të nisin karrierat në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk kanë munguar megjithatë reagimet kundër, duke nisur nga ai i grupit “Migration Watch”, që e cilësoi këtë hap si “kthim prapa”. Vitin që shkoi, në Britani kanë studiuar 450,000 të huaj.

Sipas propozimit të fundit, për studentët nuk do të ketë kufizime për llojin e punës që mund të gjejnë. Kancelari britanik Sajid Javid, u shpreh përmes një postimi në Twitter se miratimi i kësaj mase duhet të ndodhë dhe se qeveria duhet ta “kishte përmbysur vite më parë këtë politikë qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat