Katër të vdekur nga një shpërthim në Turqi

Evropë

Katër të vdekur nga një shpërthim në Turqi

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Sipas raportimeve të mediave turke, mësohet se një eksploziv, që dyshohet se është vendosur nga anëtarët e organizatës PKK, shpërtheu gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Ndërkaq, po në të njëjta raportime thuhet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave. Gjithashtu në bazë të informacionit paraprak të policisë, si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 4 civilë dhe 13 kanë mbetur të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat