Kryeprokurori i Pragës mbështet ndërprerjen e hetimeve kundër Babishit

Evropë

Kryeprokurori i Pragës mbështet ndërprerjen e hetimeve kundër Babishit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:02
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish.

Kryeprokurori i Pragës e mbështeti një vendim të mëhershëm për të ndërprerë hetimet për mashtrim të dyshuar, kundër kryeministrit të Çekisë, Andrej Babish.

Zyra e Prokurorit të Shtetit në Pragë e dha njoftimin të premten, pasi e rivlerësoi vendimin e mëhershëm të prokurorit të rastit, për t'i ndërprerë hetimet.

Vendimi i fundit, megjithatë, mund të përmbyset nga prokurori i përgjithshëm i vendit.

Policia çeke ka rekomanduar që Babish të përballet me akuza, në lidhje me shpërdorimin e pretenduar të më shumë se 2 milionë dollarëve subvencione të Bashkimit Evropian.

Rasti, i cili ka shkaktuar protestat më të mëdha antiqeveritare në Çeki qysh më 1989 dhe i ka kushtuar kryeministrit me shumicën e tij në Parlament, përfshin një fermë, e cila ka marrë subvencione të BE-së, pasi pronësia e saj është transferuar nga konglomerati i kompanive Agrofert tek anëtarët e familjes së Babishit.

Subvencionet kanë qenë të destinuara për bizneset e mesme dhe të vogla dhe Agrofert nuk ka pasur të drejtë në to.

Babish, i cili po ashtu është subjekt i një hetimi për konflikt interesi, ka mohuar çdo keqbërje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat