Erdogan merr një goditje të rëndë - Bota Sot
Erdogan merr një goditje të rëndë

Evropë

Erdogan merr një goditje të rëndë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:09
Recep Tayyip Erdogan

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe se planifikon të formojë një lëvizje të re politike.

Davutoglu njoftoi për dorëheqjen të premten, disa ditë pasi partia nisi procedurat për përjashtimin e tij dhe të tre ish-ligjvënësve të tjerë për, siç thuhet, shkelje të disiplinës.

Davutoglu ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Turqisë nga viti 2009 deri më 2014, ndërsa më pas si kryeministër deri më 2016, kur edhe është shkarkuar nga Erdogani dhe zëvendësuar nga Binali Yildirim.

Image

Kohëve e fundit, ai ka qenë kritik ndaj politikave të Erdoganit, veçanërisht në lidhje me lirinë e shprehjes.

Davutoglu është njeriu i dytë më i rëndësishëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që jep dorëheqje.

Në muajin korrik, edhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan është larguar, duke bërë publike planet për formimin e një partie të re.

Erdogan i ka paralajmëruar anëtarët e partisë së tij se "ata që zbresin nga treni, nuk do të lejohen të kthehen më".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...