Stuhi dhe përmbytje katastrofike në Spanjë - Bota Sot
Stuhi dhe përmbytje katastrofike në Spanjë

Evropë

Stuhi dhe përmbytje katastrofike në Spanjë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Spanja u godit nga stuhi dhe përmbytje katastrofike.

Mediat e huaja raportojnë se 4 persona humbën jetën në disa qyteza pranë Valencias, pasi automjetet e tyre u gjendën mes ujërave të përmbytjeve që vërshonin rrugëve, pas daljes nga shtrati të lumenjve.

Niveli i ujit tejkaloi gjysmë metri, duke pushtuar rrugët dhe sheshet, jo vetëm në qytezat pranë Valencias, por edhe në Alikante e Mursi, ku pati edhe rrëshqitje toke.

Përmbytjet i gjetën të papërgatitur autoritetet, të cilët angazhuan menjëherë qindra efektivë dhe automjete për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar. Kjo është hera e dytë brenda dy javësh që Spanja goditet nga moti i keq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...