Shkon në pesë numri i të vdekurve nga vërshimet në Spanjë - Bota Sot
Shkon në pesë numri i të vdekurve nga vërshimet në Spanjë

Evropë

Shkon në pesë numri i të vdekurve nga vërshimet në Spanjë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 11:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Së paku pesë të vdekur dhe 3500 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve të mëdha që e goditën pjesën juglindore të Spanjës.

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati i tyre në disa zona të Valencias, Murcias dhe pjesës lindore të Andaluzisë. Këto rajone u përfshinë nga reshjet më të mëdha të shiut që janë regjistruar ndonjëherë.

Uji i mori me vete shumë vetura dhe në këtë mënyrë shkaktoi së paku tri viktima. Një burrë vdiq pasi u bllokua në tunelin e një autostrade. Një burrë tjetër u gjet i vdekur në fshatin Redovan në Valencia pasi ishte larguar nga shtëpia në këmbë.

Shiu i madh shkaktoi kaos në rrugë dhe transport publik. Dy aeroporte në Murcia dhe Almeria u mbyllën, duke i lënë udhëtarët të bllokuar.

Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Disa prej tyre po përdorin barka dhe helikopterë për të arritur deri te zonat e prekura.

Disa linja hekurudhore janë bllokuar dhe shumë shkolla janë mbyllur në Valencia, duke lënë pa mësim gati 700 mijë nxënës, shkruan “BBC”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...