Vritet një grua, trupi i viktimës i mbështjellë me çarçaf mbetet para kafiterive - Bota Sot
Vritet një grua, trupi i viktimës i mbështjellë me çarçaf mbetet para kafiterive

Evropë

Vritet një grua, trupi i viktimës i mbështjellë me çarçaf mbetet para kafiterive

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në një lagje të qytetit të Krushevacit në Serbi. Si ka ardhur deri tek kjo tragjedi ende nuk dihet, derisa ende po vazhdojnë hetimet.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të vrasësit.

Trumpi i pa jetë i gruas ka mbetur para disa kafiterive, dhe është mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Sipas informacioneve të para vrasja ka ndodhur rreth orës 10 e 30 të mëngjesit. Ndërkohë i lënduar rëndë ka mbetur edhe vëllai i gruas që ka vdekur. I njëjti është transferuar për në spitalin e Krushevacit ku doktorët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë.

I dyshuari për vrasjen ndërkohë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...