Qeveria e re italiane lejon zbarkimin e imigrantëve nga anija shpëtuese

Evropë

Qeveria e re italiane lejon zbarkimin e imigrantëve nga anija shpëtuese

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:00
Itali

Qeveria e re italiane me prirje majtiste e ka lejuar një anije shpëtuese të një organizate joqeveritare me 82 imigrantë që të zbarkojë në port. Ky vendim paraqet dallim të madh nga politika e ashpër kundër imigrantëve e ish-ministrit të brendshëm, Matteo Salvini.

Kjo është hera e parë këtë vit që Roma e ka lejuar futjen në port të një anije shpëtuese të një organizate joqeveritare.

Anija me flamur suedez, e drejtuar nga organizata bamirëse franceze “SOS Mediterranee”, kërkoi nga autoritetet italiane dhe malteze që të ndalet në njërin nga portet e tyre për sigurinë e pasagjerëve të saj.

Të shtunën, koalicioni i ri qeveritar mes partisë “Pesë Yjet” dhe Partisë Demokratike i dha kësaj anije leje për zbarkim në Lampedusa të Sicilisë.

Ky vendim u mor pas marrëveshjes me Komisionin Evropian, i cili mori një kërkesë për ta koordinuar shpërndarjen e imigrantëve të kësaj anije nëpër vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Giuseppe Conte, i cili është në mandatin e dytë si kryeministër, ka premtuar se do t’i rishikojë politikat e qeverisë së kaluar kundër imigrantëve, të cilat kanë të bëjnë me mbylljen e porteve për anijet shpëtuese, sekuestrimin e anijeve të organizatave joqeveritare dhe gjobat për anijet që sjellim imigrantë në Itali pa leje, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat