Gjermania, e gatshme të marrë çerekun e emigrantëve që mbërrijnë në Itali me varka

Evropë

Gjermania, e gatshme të marrë çerekun e emigrantëve që mbërrijnë në Itali me varka

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Gjermania është e gatshme të marrë çerekun e migrantëve që mbërrijnë në Itali me varka, deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

“Nëse gjithçka mbetet ashtu siç diskutuam, ne mund të marrim 25% të njerëzve të shpëtuar nga fatkeqësitë në det dhe të cilët përfundojnë në Itali”, tha Seehofer për të përditshmen “Suddeutsche Zeitung”.

Seehofer shtoi se kjo nuk do të trondiste politikën e migracionit të Gjermanisë.

Ai gjithashtu tha se Gjermania ndjek politikën “humane” të migracionit, duke shtuar se “ne nuk do të lejojmë që dikush të mbytet”.

Gjermania, Franca, Italia dhe Malta do të mblidhen në Maltë më 23 shtator për të diskutuar çështjen e migracionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat