Jelekverdhët ende po i vazhdojnë protestat në Francë

Evropë

Jelekverdhët ende po i vazhdojnë protestat në Francë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:50
Protestat në Francë

Java e 44-ërt me radhë që shoqërohet me protesta Një grup i vogël prej rreth 150 protestuesish kanë marshuar drejt sheshit “Place D’Italie” në Paris, të shoqëruar nga dhjetëra policë.

Lëvizja ka humbur numrin e saj të madh të protestuesve në muajt e fundit, ku tani ka mbetur vetëm një grup i vogël që nuk ndalon protestat, krahasuar me muajt nëntor e dhjetor të vitit të kaluar ku mbi 300 mijë persona mblidheshin në rrugët e Parisit, shpesh shoqëruar edhe me probleme, dhunë e vandalizma.

“Jelekverdhët” të emëruara nga xhaketat rrezatuese që shoferët franceze duhet të mbajnë në veturat e tyre e që janë veshur nga protestuesit, kanë filluar protestat e tyre në muajin nëntor të vitit të kaluar, pas një zemërimi publik kundër taksave për karburantet.

Këto vendime ishin tërhequr, mirëpo lëvizja ishte shndërruar në një protestë më të gjerë anti-qeveritare.

Megjithë rënien e numrit të protestuesve, “Xhaketat e Verdha” kanë thirrur protesta për datën 21 shtator, teksa afrohet edhe përvjetori i fillimit të këtyre protestave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat